Kapet “arsenal” armësh në kufi me Kosovën

kallashnikovet 1100x620

Dogana e Kosovës njoftoi se ka gjetur tre kallashnikovë të çmontuar, të fshehur në një automjet me targa shqiptare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka bërë me dije se personat të cilët kanë qenë në mjetin ku janë gjetur armët, janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje.

“Gjatë kontrolleve rutinore në pikëkalimin e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tri armët AK47. Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.