Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Konflikti i armatosur për Karabakun, ushtritë armene dhe azere godasin qytete të banuara

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 17:19 | Bota
Konflikti i armatosur për Karabakun, ushtritë armene dhe azere godasin

Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka hyrë në javën e dytë. Përveç luftimeve në vijën e kontaktit në rajonin Nagorno-Karabakh, tashmë raketat po bien si rrebesh edhe në disa qytete të banuara.

Ushtria azere ka nisur një ofensivë të rëndë tokë-ajër duke përdorur dronë dhe raketë-lëshues për bombardime. Shënjestër ishte kryeqendra Stepanakert, qytet i cili u godit në mënyrë rastësore me synimin e vetëm për të frikësuar popullatën civile.

Fushata e ushtrisë azere ka funksionuar pasi mijëra të moshuar, gra dhe fëmijë po arratisen nga Nagorno-Karabakh për në Armeninë fqinje, ku po ndërtohen kampe për refugjatë. Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të fuqive të mëdha dhe OKB-së për vendosjen e një armëpushimi, palët duket se nuk janë afër uljes në tryezën e negociatave.

 “Kushti im i fundit është që t’na jepet një plan për tërheqjen e forcave armene nga territoret e pushtuara”, deklaroi Ilham Aliyev, president i Azerbajxhanit.

Kësaj deklarate dhe ofensivës azere, ushtria armene iu kundërpërgjigj duke bombarduar Ganxhën, qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit. Bilanci i luftimeve mes palëve është tepër i lartë: qindra ushtarë janë vrarë, ndërsa dhjetëra civilë të rajonit, Nagorno-Karabakh, kanë humbur jetën dhe më shumë se 90 të tjerë mbetën të plagosur.

https://a2news.com/2020/10/04/konflikti-ne-nagorno-karabak-armenia-sulmon-qytetin-e-dyte-azer-dhe-nuk-terhiqet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë