Kontakt me një të prekur nga koronavirusi, Presidentja e Komisionit Europian në vetizolim

URSULA NE IZOLIM MB frame 664 1100x620

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, njoftoi se është vetizoluar pasi kishte pasur kontakte me një person të prekur nga koronavirusi. “U informova se kisha marrë pjesë në një takim gjatë së martës, ku ishte një person pozitiv me covid-19”, shkroi në rrjetin social Twitter, zyrtarja e lartë europiane. Ajo sqaron se kishte rezultuar negative pas testit të kryer të enjten dhe se i ishte nënshtruar një tjetër tamponi ditën e hënë.