Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 144 raste të reja dhe 4 viktima

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 16:06 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 4 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, mes tyre edhe një mjek nga Skrapari.

Ndërkohë, rastet e reja janë 144.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 144

Të shëruar ne 24 orë             150

Humbje jete në 24 orë           4

Testime ditore                        912

Testime totale               93021

Raste pozitive              14,410

Raste të shëruara           8,825

Raste Aktive                  5,185

Humbje jete                      400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2695

Durrës       555

Shkodër    398

Lezhë        262

Korçë         242

Elbasan      236

Fier            225

Vlorë          184

Kukës        132

Berat           114

Dibër          80

Gjirokastër   62.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu