Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kukës, siguria e nxënësve në ndërgjegjen e shoferëve. Nuk ka policë, as pengesa

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 13:56 | Kronikë
Kukës, siguria e nxënësve në ndërgjegjen e

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Kukësit, nga dera e jashtme lidhet drejtpërdrejtë me rrugën kryesore.

Çdo ditë, në nisje dhe përfundim të mësimit, nxënësit duhet të përshkojnë këtë segment të rrugës kryesore të qytetit, mjaft i qarkulluar nga automjetet, e që në jo pak raste lëvizin me shpejtësi, pa menduar se këtu është një shkollë me mbi 100 nxënës.

Edhe vetë nxënësit thonë se janë të frikësuar sa herë kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për shkak edhe të mungesës së policisë rrugore gjatë kohës që hyjnë dhe dalin nga shkolla.

Policia rrugore ndonëse është përgjegjëse për këtë situatë ende nuk ka marrë masa, si me vendosjen e pengasve që do të detyronin drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë, ashtu edhe me vendosjen e policëve gjatë orareve kur fëmijët shkojnë dhe kthehen nga shkolla.

 Jo më larg se dy ditë më parë, pikërisht në këto kushte dhe në këtë vend, ndodhi një dëmtim i lehtë i nje fëmije që u përplas nga një mjet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë