Kush votoi kundër Kodit të ri Zgjedhor?

Kuvendi Kodi Zgjedhor  1100x620

Parlamenti ka miratuar sot me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 vota abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat ndalojnë koalicionet parazgjedhore, prag elektoral 1% si dhe lista të hapura.

Kandidatët do të mund të ndryshojnë renditjen, vetëm nëse arrijnë të marrin minimumi sa mesatarja e votave të partisë.

Përveç votave të mazhorancës qeverisëse, për Kodin e ri Zgjedhor kanë votuar edhe deputetë të opozitës parlamentare. Por ajo që bie në sy mes votave kundër, është emri i Gjetan Gjetanit që në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet në siglën e Partisë Socialiste, por u përjashtua nga grupi i PS-së.

Ndërsa mes votave pro Kodit të ri Zgjedhor, kanë votuar edhe disa nga deputetët e opozitës parlamentare, mes tyre; Robert Bitri, Eugen Bojaxhi, Ediola Braha, Arlind Çarçani, Majlinda Halilaj.

Deputetët që kanë votuar kundër Kodit të ri Zgjedhor:

Adriatik Alimadhi

Amra Barova

Fatjona Dhimitri

Gjetan Gjetani

Ralf Gjoni

Kujtim Gjuzi

Elda Hoti

Korab Lita

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Erion Piciri

Artur Roshi

Zef Shtjefni

Suzana Topi

Halit Valteri

Deputetët që nuk kanë votuar:

Rudinaj Hajdari

Enada Kapllani (Koçiraj)

Ligoraq Karamelo

Andi Përmeti

Koçi Tahiri

Besnik Troplini