Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ky është një reality show”, presidenti Trump bëhet “meme” për foton nga spitali

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 08:22 | Bota

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës pasi rezultoi i infektuar me koronavirus dhe më pas u shtrua në spital për të marrë trajtim në një kohë kur ndodhet në mes të fushatës zgjedhore për një mandat të dytë si lideri i shtetit më të fuqishëm në botë.

Stafi i ngushtë i tij dhe familja i ka qëndruar pranë dhe shpesh herë kanë nxjerrë foto nga ambientet e brendshme të spitalit ndërsa Trump shfaqet duke ushtruar prej aty funksionet e tij si president.

Megjithatë, disa detaje nuk i kanë shpëtuar syve të njerëzve, të cilët e kanë akuzuar Trump se po aktron dhe se gjithçka është një “reality show” i organizuar. E gjitha kjo sepse në foton e fundit që ka publikuar media, Trump shfaqet i fokusuar në tavolinë “duke punuar”, ndërkohë që po firmos një fletë bosh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë