Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbyllja e merkatos, lëvizjet e mëdha të gjigantëve europianë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 17:38 | Futboll
Mbyllja e merkatos, lëvizjet e mëdha të gjigantëve

Lëvizje të mëdha te gjigantët europianë të futbollit, në orët e fundit të merkatos. Juventusi realizoi goditjen e madhe, duke siguruar shërbimet e yllit të Fiorentinës, Federico Chiesa. Operacioni me vlerë 50 milionë euro është realizuar me formulën e huazimit, me detyrim blerje të kartonit.

Bardhëzinjtë do të paguajnë dy milionë euro për vitin e parë, 8 për të dytin dhe më pas shifrën prej 40 milionë eurosh, të cilave u shtohen edhe bonuse për rezultatet dhe paraqitjet. Afrimi i Chiesa është shoqëruar me transferimin e Ruganitte Rennes, De Sciglio te Lyon dhe kalimin e Douglas Costa te Bayern Munchen, skuadër nga e cila ishte blerë në vitin 2017.

Përpos Douglas Costa, Bayern i afroi edhe Choupo-Moting e Bouna Sarr, të cilët u shtohen goditjeve të mëparshme me Sané and Marc Roca.

Mjaft aktive edhe Barcelona, që siguroi objektivin kryesor të trajnerit Koeman: Memphis Depay është lojtar i ri i katalanasve. Për yllin holandez, blaugranat paguan 25 milionë euro te Lyon, ndërsa lojtari firmosi kontratë deri në vitin 2025.

Një tjetër përforcim i rëndësishëm në Camp Nou është edhe mbrojtësi Eric Garcia, i paguar 18 milionë euro te Manchester City. Në dalje, Barcelona do të shesë Ousmane Dembele për afro 71 milionë euro te Manchester United.

Djajtë e Kuq synojnë të rikthehen konkurrues, me klubin që mbetet aktiv në merkato, duke i dhuruar trajnerit Ole Gunnar Solskjaer mesfushorin e krahut, Alex Telles dhe sulmuesin Edinson Cavani, i larguari i luksit nga Paris Saint Germain.

A2 CNN Livestream

Dita jonë