Meta: Qeverisja e mbrapshtë ka çuar në largimin masiv të të rinjve

ILIR META frame 27898 1100x620

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, ka deklaruar se situata me shpopullimin është më kritike se kudo tjetër në Shqipëri. Sipas tij, kjo ndodh për shkak “të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale”.

“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve. Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale”, lexohet në statusin e Metës.

“Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona”, shton Presidenti.