Miratimi i Kodit, reagon ambasada britanike: Keqardhje për ndryshime pa konsensus

ambasador britanik Duncan 1100x620

Ambasada britanike, në Shqipëri, ka reaguar sot pas miratimit të sotëm të Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas deklaratës së ambasadës, “marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave”.

🇦🇱 | Deklaratë e Ambasadës Britanike më TiranëMarrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur…

Posted by British Embassy Tirana on Monday, October 5, 2020

Konsensusi i asaj marrëveshje për britanikët  nuk u pasqyrua ditën e sotme. “Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus”, ishte vlerësimi i ambasadës në një postim në rrjetet sociale.