Miratimi i Kodit Zgjedhor, Partia Republikane: Rama vulosi turpin e vet

13 MAJ LAJME 13 00 FATMIE MEDIU frame 18673 1100x620

Partia Republikane reagoi pas miratimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor, duke u shprehur se “Edi Rama dhe sekti i tij, në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar, Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

“Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare. Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtojë një koalicion me gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar. Detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqipërinë me çdo kusht. Opozita duhet t’i prijë këtij procesi”, lexohet në deklaratën e PRSH-së.