Një muaj kushtuar poezisë, Shqipëria do të ketë një laureat të saj

KR MUAJI I POEZISE frame 133 1100x620

Nis muaji i librit dhe i leximit. Këtë vit tetori i letrave shqipe do të pushtohet nga poezia. Mbrëmjet letrare në programin e qendrës kombëtare të librit dhe leximit përfshijnë jo vetëm interpretimin e vargjeve, por edhe një dialog mes dashamirësve të letërsisë.

Nga sot, Shqipëria do të ketë një laureat të poezisë, një misionar për vargjet e një arti që e cilësojnë shpesh si elitar.

Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit shprehet se: “Do të jetë një poet që do të përfaqësojë veprat dhe risi do të ketë një kontratë figurative me Qendrën  Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe do vendoset për një mandat 2-vjeçar në krye të një misioni që  ka në thelb ndërgjegjësimin mbi leximin e poezisë, apo hartimin e një antologjie me poetët më të mirë shqiptarë për shkollat e mesme.

Procesi do të kalojë përmes seleksionimit nga një komitet drejtuesish i kryesuar nga Besnik Mustafaraj, do të përzgjedhin mes 25 kandidatëve poetin më të mirë laureat”.

Kjo është edhe pikënisja e një muaji që do të vendosë në qendër të vëmendjes poezinë, me takime e mbrëmje që do të rrëfejnë magjinë e vargjeve.

Në kushtet e pandemisë, mbrëmjet poetike do të mbahen në ambientet e hapura pranë qendrës, por edhe në instalacionin Reja.