Paralajmërimi i fortë i Presidentit pas miratimit të Kodit Zgjedhor: Nga nesër nis shpartallimi i këtij komploti

presidenca 1100x620

Me tone të ashpra ka reaguar Presidenca pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor në parlament. Përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, Presidenca paralajmëron se do të publikojë, të martën e 6 tetorit, emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri më 25 prill.

“Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar. Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 prill”.

Presidenti paralajmëron shpartallimin e plotë të këtij komploti , siç e quan ai, të mirorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.

“Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.

Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.

Nga 25 prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.

Numërimi mbrapsht sapo filloi.

Jetën e japim, por demokracinë dhe lirinë kurrë më!”

Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.Ka vetëm një fajtor dhe ky është…

Posted by Tedi Blushi on Monday, October 5, 2020