Përmbytjet ndryshuan peizazhin, rritet bilanci në Francë dhe Itali

Përmbytjet e ditëve të kaluara duket sikur kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin e dhjetëra fshatrave dhe qytezave në Francën juglindore, ashtu si dhe në Italinë e veriut.

Në Francë, janë të paktën 4 viktimat dhe 21 personat ende të zhdukur nga rrëmbimi i ujërave që ka shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe dëmtuar dhjetëra godina në rajonin Alpes-Maritime.

Situata paraqitet e rëndë edhe nga ana tjetër e kufirit, në Itali, ku banorët dëshmojnë se nuk kishin parë skena të tilla nga përmbytja katastrofike e veriut në vitin 1995, ku përmbytja e lumit Po shkaktoi 70 viktima dhe dëme për miliarda euro.