Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përmbytjet ndryshuan peizazhin, rritet bilanci në Francë dhe Itali

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 23:15 | Bota

Përmbytjet e ditëve të kaluara duket sikur kanë ndryshuar përgjithmonë peizazhin e dhjetëra fshatrave dhe qytezave në Francën juglindore, ashtu si dhe në Italinë e veriut.

Në Francë, janë të paktën 4 viktimat dhe 21 personat ende të zhdukur nga rrëmbimi i ujërave që ka shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe dëmtuar dhjetëra godina në rajonin Alpes-Maritime.

Situata paraqitet e rëndë edhe nga ana tjetër e kufirit, në Itali, ku banorët dëshmojnë se nuk kishin parë skena të tilla nga përmbytja katastrofike e veriut në vitin 1995, ku përmbytja e lumit Po shkaktoi 70 viktima dhe dëme për miliarda euro.

https://a2news.com/2020/10/03/situata-eshte-katastrofike-viktima-dhe-shkaterrime-nga-moti-i-keq-ne-itali/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani