Përzgjidhen 19 kandidatët e PD-së për degën e Vlorës

selia e pd 1100x620

Ka përfunduar procesi i votimit për 19 kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Degën e Vlorës. Në këtë proces kanë marrë pjesë 892 votues ose rreth 59,5 % e anëtarësisë, nga 1500 demokratë në total.

Kandidatët për deputetë të konfirmuar në degën e Vlorës janë: Alta Haluci, Atird Hoxha, Bujar Leskaj, Edmond Fetahu, Eneida Vera, Eremal Arapi, Fation Veizaj, Hysni Sharra, Ilva Lamaj, Juliana Xhindoli, Kreshnik Alimerko, Liljana Elmazi, Lorenc Danaj, Martin Gega, Nada Daullja, Nadire Meçorapaj, Piro Ahmetaj, Saemira Shaska dhe Vullnet Karalliu.

Po kështu ka përfunduar edhe procesi i votimit në Bashkinë e Selenicë, ku janë konfirmuar të gjithë kanidatët PD-së për zgjedhjet e ardhshme. Ata janë; Leonard Rakipaj, Perparim Shametaj, Gezim Ademi, Arjen Grabova dhe Rezarta Beqiraj.