Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Porti i Durrësit do të bëhet i Kosovës? Bytyçi: E pamundur, dyshim se Shëngjini po rezervohet për një vend tjetër

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 10:41 | Politikë
Porti i Durrësit do të bëhet i Kosovës? Bytyçi: E

Bashkë pa kufij, në një rajon pa kufij. Ky është slogani i mbledhjes së gjashtë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, që u mbajt të premten në Pallatin e Kongreseve.

Ajo që binte në sy ishin 14 marrëveshje të reja me karakter social dhe ekonomik, që iu mbivendosën një pjese të mirë të 55 marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite, mes të dyja vendeve, nga momenti i shpalljes së Pavarsisë së Kosovës, në vitin 2008.

Por çka është realizuar në praktikë dhe çfarë i ka ndihmuar qytetarët e dy vendeve të bashkëjetojnë më mirë, sidomos në sferën ekonomike? Shifrat nuk provojnë diçka të tillë, megjithatë, artikulimet publike dhe politike të kryeministrave të dy vendeve, sidomos të palës shqiptare, pretendonin të kundërtën. Kryeministri Rama iu përgjigj skeptikëve, të premten, duke thënë se asnjë prej marrëveshjeve nuk ka mbetur në letër të bardhë, pasi një pjesë e tyre janë praktikuar ndërsa pjesa tjetër janë në proces e sipër.

Por çfarë do të ndodhë në realitet? Zgjedhjet janë para, ndërkohë që Kosova mbetet e destabilizuar për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe dialogut me Serbinë. A do të vazhdojnë të aplikohen dhe a do të ketë efekte të njohura pë praktikën e dy vendeve?

Duke folur për dy pikat kyçe të marrëveshjeve, hekurudhën dhe portin e Durrësit, historiani dhe analisti, Enver Bytyçi shprehet se porti i Durrësit nuk mund të jetë port i Kosovës, pasi është port ndërkombëtar. Ai po ashtu ngre dyshime se mund të ketë prapavijë politike që Shëngjini të rezervohet për të qenë port ekzklusiv i një vendi tjetër.

“Besoj që hekurudha që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe pastaj me Evropën juglindore, me Serbinë, është një investim strategjik i vendit dhe gjithë rajonit. Besoj që Porti i Durrësit, është një port që do t'i shërbejë shkëmbimit të mallrave me të gjithë Evropën juglindore dhe jo vetëm në Kosovë. Theksi që u vendos aty, madje përcaktimi që Porti i Durrësit do të jetë Porti i Kosovës, është thjesht një propagandë politike e kryeministrit të Shqipërisë, të cilën nuk e artikuloi kryeministri i Kosovës, sepse Porti i Durrësit, praktikisht nuk mund të shndërrohet thjesht dhe ekskluzivisht në një port vetëm për Kosovën. Që të jetë Port i Kosovës, do të thotë të administrohet nga Kosova. Unë shpreh dyshimin dhe mosbesimin tim, pse Shëngjini nuk përcaktohet si port i Kosovës. Mos ka një prapavijë politike që Shëngjini të rezervohet për dikë tjetër, për të qenë port ekskluziv i një vendi tjetër, sepse Durrësi është e pamundur të jetë port ekzkluviz i Kosovës, i Serbisë apo vetëm i Shqipërisë. Durrësi është port thuajse ndërkombëtar. Për këtë them që gjithçka që po thuhet është pjesë e një arsenali propagande me qëllim që të mpijë trurin e njerëzve, të ngopë njerëzit me premtime boshe dhe të parealizueshme. Është e pamundur të ndodhë ajo çfarë deklaroi kryeministri Rama në mbledhje”, u shpreh për A2 CNN, profesor Bytyçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani