Presidenti i Bosnjës nis vizitën në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Meta

Metaaaa 1100x620

Kryetari i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, nisi vizitën e tij në Tiranë, ku u prit me nje ceremoni zyrtare nga homologu, Ilir Meta.

Presidenti boshnjak do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri dhe pritet të takohet edhe me drejtues të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Gjithashtu Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

Në përditësim…