Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Meta i pangopur, Shqipëria i ka dhënë më shumë se çdokujt tjetër

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 13:59 | Politikë
Rama: Meta i pangopur, Shqipëria i ka dhënë më shumë se

Pasi doli nga parlamenti, ku u votuan ndryshimet në kodin zgjedhor, kryeministri Rama iu përgjigj Ilir Metës, i cili më herët, në një status në Facebook, shkroi se nëse shkelet marrëveshja e "5 qershorit" do të dalë në çdo shesh të Shqipërisë.

Rama u shpreh se Shqipëria i ka dhënë Ilir Metës më shumë se çdo personi tjetër, ndërsa sipas tij, presidenti është një person që nuk ngopet.

“Çfarë borxhi i ka më Shqipëria, Ilir Metës? Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, kryeministër, kryetar Parlamenti dhe president. Çfarë duhet të bëjnë më shumë shqiptarët për Ilir Metën? Ai është një njeri që nuk ngopet, nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Çfarë do ai akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë