Rama për Metën: I pari i vendit takon në skuta katundesh viktima të OFL

Meta Rama berryl 1100x620

Nga foltorja e Kuvendit, në seancën ku pritet të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor, kryeministri Rama iu drejtua opozitës jashtë parlamentit duke i thënë se nuk ka asnjë shans të kalojë Partinë Socialiste, as me lista të “shqyera”, siç u shpreh ai.

Rama nuk hezitoi të flasë edhe për Presidentin Meta, për të cilin tha se flet me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së, por jo me PS-në.

“SHPK për të lëshuar deri edhe viktimat e OFL-së, që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit, nuk ka. Lista të hapura që nën formulën e hapjes ndjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion mbi komunitetet për të dalë e për t’u turrur si çakej nëpër zona, t’i harroni ju, t’i harrojë edhe Ilir Meta. Ilir Meta del edhe flet në emër të Kushtetutës, në emër të shqiptarëve, me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së, por nuk i shkon me PS-në dhe popullin shqiptar. Shqipëria ka nevojë për të gjithë, por nuk është sekret, unë nuk jam udhëheqësi i PS për të ushqyer partitë e vogla. Bindja ime është se asnjë parti e vogël gjatë pluralizmit nuk ka sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë. Partitë e vogla janë grupe interesi, që kanë shqyer më shumë se sa të mëdhatë plaçkën shtet. Partitë e vogla janë parti pengmarrësish”, u shpreh Rama.