Struci i palodhur, “fiton” garën me çiklistët

Mund të konsiderohet edhe si video më komike e javës, edhe pse ajo sapo ka nisur. Një struc me shpirtin e garës shihet teksa ndjek një grup çiklistësh në Afrikën e Jugut, e madje përpiqet t’ua kalojë. Zogu i palodhur vrapon krah tyre gjatë një gare në një park natyror pranë Kejp Taunit. Por ndonëse njerëzit lodhen dhe ulin ritmin, struci nuk do t’ia dijë dhe nuk e ndal vrapin duke kaluar disa prej tyre.