Territori në jug të Paqësorit tërhiqet prej shpalljes së pavarësisë nga Franca

114745835 gettyimages 1228877291 600x338

Banorët e territorit francez, përtej detit të Kaledonisë së Re, refuzuan  përmes një referendumi, pavarësinë nga Franca.

Sipas rezultateve përfundimtare të raportuara nga agjencia e lajmeve AFP, arkipelagu votoi të mbetet francez me 53.26% të votave, ndërkohë që pjesëmarrja në votim ishte e lartë me rreth 85%.

Në një votim të ngjashëm dy vjet më parë, diferenca ishte pak më e madhe, me 56.7% të preferencave të vendasve për të qëndruar francezë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e vlerësoi rezultatin si një “shenjë besimi ndaj Republikës”, duke shtuar se ai shpreh përulësinë ndaj këtij vendimi.

Referendumi ishte pjesë e një marrëveshje të rënë dakord dy dekada më parë, pas periudhave të dhunës në vitet 1980 mbi çështjen e pavarësisë midis banorëve autoktonë Kanak dhe pasardhësve të kolonëve evropianë.