Vendi që është në prag të valës së katërt të koronavirusit

Shumë shpejt, një valë e katërt e koronavirusit mund të godasë Hong Kongun, sipas ekspertëve të shëndetit publik në vendin aziatik.

Hong Kongu ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e Covid-19, me vetëm 1400 raste të konfirmuara dhe 7 viktima deri në qershor.

Zyrtarët thanë se valën e tretë e kanë kaluar në fillim të korrikut, me rastet që u pesëfishuan dhe numri i viktimave i kaloi 100 për 3 muaj.

Tani, qyteti është në prag të valës së katërt, e shkaktuar nga rastet lokale që nuk gjurmohen dot, udhëtarët nga jashtë dhe afrimi i sezonit të gripit.

Qyteti me 7,5 milionë banorë ka liruar masat shtrënguese dhe ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e rasteve nga lirimi i lëvizjes së udhëtimit.