Votimi i Kodit Zgjedhor, Kryemadhi: Rama nuk hapi listat, i bunkerizoi ato

kryemadhi 1100x620

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas votimit në kuvend të Kodit Zgjedhor tha se kjo votë tregoi frikën e Edi Ramës nga vota e shqiptarëve.

Sipas Kryemadhit, Rama nuk i hapi listat, por i bunkerizoi ato.

“Frikacaku tregoi edhe një herë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga verdikti i popullit të tij, ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm që nuk i hapi listat për qytetarët shqiptarë, por i bunkerizoi ato për ta distancuar edhe më shumë Shqipërinë nga integrimi evropian dhe sidomos shqiptarët nga Evropa. Ai tregoi edhe një herë frikën e tij që ka nga partnerët seriozë evropianë”, tha Kryemadhi.