Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në SHBA, rritet mbështetja ndaj Biden, sipas sondazheve

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 10:59 | Bota
Zgjedhjet në SHBA, rritet mbështetja ndaj Biden, sipas sondazheve

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, regjistroi nivelin më të lartë të përkrahjes në sondazhet e bëra publike dje, teksa u deklarua 10 pikë përqindje më shumë se presidenti Donald Trump, për të cilin të anketuarit shprehen se mund ta kishte shmangur infektimin e tij, nëse do e kishte marrë situatën më seriozisht.

Sondazhet e bëra nga “Reuters” dhe “Ipsos” tregojnë se rezultatet e zgjedhjeve në këtë pikë do ishin 51 për qind për Biden, përkundrejt 41 për qind për Trump.

Që prej nisjes së fushatës, shifrat nxjerrin fitues Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, por sikurse thekson “Reuters” për ta arritur diçka të tillë, Biden duhet të mbizotërojë në shumicën e Shteteve Amerikane për të fituar shumicën e Kolegjit Elektoral që do e çonte atë drejt fitores së postit. Rezultatet e sondazheve në këtë pikë tregojnë se Trump është i barabartë me Biden për numrin e shteteve që do votonin për të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë