Zjarri në bahçen e braktisur rrezikon banesat në Vlorë

zjarri 1100x620

Një vatër zjarri, në një bahçe të braktisur me ferra e shkurre, ka rrezikuar djegien e disa banesave në qytetin bregdetar të Vlorës.

Zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në qytet dhe flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barishteve të thara.

2 zjarrfikëse kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve duke evituar që ato të përhapeshin më tej dhe të rrezikonin dhe djegien e banesave pranë.

Paraprakisht mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga pakujdesia, ndërkohë që policia ka nisur dhe një hetim.

  • LAJMI I FUNDIT | Deti, Rama: Kemi rënë dakord që ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Së shpejti do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës
  • LAJMI I FUNDIT | Dendias: Të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull