15-vjeçarja po planifikonte të vriste prindërit, ndalohet nga policia

055853030 9dbe3ada 8d0f 413e b79c 42281f62b0e1 600x338

Një 15-vjeçare italiane është ndaluar nga policia pasi kishte bërë në plan të vriste prindërit e saj me ndihmën e të dashurit.

Gjithçka ishte bërë gati me detaje, por plani u zbulua pasi një mike e saj shkoi në polici dhe tregoi se çfarë pritej të ndodhte. Efektivët nisën procedurat për rastin dhe njoftuan prindërit e vajzës dhe shërbimin social.

Sipas asaj që mësohet, vajza nuk kishte probleme, ishte një nxënëse e mirë dhe marrëdhëniet me prindërit nuk i kishte të këqija. Ndërkohë që po hetohet me imtësi rreth përfshirjes së të dashurit të saj në këtë ngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, 15-vjeçarja mohoi gjithçka, duke thënë se ishte një lojë. Por mesazhet në rrjetet sociale nuk iu kanë lënë këtë përshtypje hetuesve.

Tashmë prindërit e së miturës duan të kuptojnë se çfarë e shtyu vajzën e tyre të shkruante të tilla mesazh. Hetuesit nuk përjashtojnë dhe mundësinë se pas mund të fshihet dhe një nga ato sfidat ku përfshihen të rinjtë në rrjetet sociale.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit, 480 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 288 raste në 24 orët e fundit, 19445 në total
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 51 të shëruar në 24 orët e fundit, 10705 në total