Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

A është larguar Rudina Hajdari nga Nisma? Prifti: S'jemi në PD apo PS

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 14:39 | Politikë
A është larguar Rudina Hajdari nga Nisma? Prifti: S'jemi në

Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, njëherësh një nga përfaqësuesit e Lëvizjes Nisma, ka komentuar zërat se Nisma nuk do të përkthehet në subjekt politik dhe nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Më lër të sqaroj dy gjëra që janë principale për mua. E para mua më vjen shumë mirë që gjithë batareja e portaleve është fokusuar te diçka që nuk është halli i shqiptarëve. Por mua më bëhet qejfi se do të thotë që janë fokusuar te diçka që po i tremb ata, pasi nga ana ligjore u bënë bashkë dy pazarxhinjtë e mëdhenj, baba jonë i Kombit dhe kryetari i legjionit të shpartalluar. U bënë bashkë, bënë pazare dhe bënë Kodin po siç e deshën, duke gënjyer dhe duke iu hedhur hi syve shqiptarëve që u hapën listat. Nuk u ndie asnjëri prej tyre. Dhe tani luftës ligjore i shtohet edhe lufta e të gjithë kanaleve fugiste, dumbabiste, që këta kanë në dispozicionin e tyre. Dhe mua më bëhet qejfi për këtë punë.

E dyta më duhet të sqaroj të gjithë njerëzit që Nisma nuk është Thurja. Nisma nuk është Rudina, Ana, Miri, Lona, kushdo qoftë. Nisma është ide, është platformë idesh, është bashkim i njerëzve që duan të bëjnë diçka ndryshe.

Ne jemi në konktestin ekonomik, shoqëror dhe politik, në të cilin larmia e ideve të njerëzve na bën punë shumë. Dhe në momentin që diçka nuk është në sinkron, nëse diçka nuk shkon si duhet, njerëzit duhet të mësohen me rregullat e demokracisë. Ishte një keqkuptim, fake news i paparë. Nuk ka kryetar, nuk i merret leja kryetarit. Ti ke pesë idetë e tua, ke një pavarësi intelektuale dhe çdo lloj pavarsie tjetër dhe i jep dum", u shpreh eksperti i ekonomisë për A2 CNN.

Sa i takon “ndarjes” me deputeten, Rudina Hajdari, Prifti shprehet se në Lëvizjen Nisma, njerëzit janë të lirë dhe nuk përjashtohen, sikundër ndodh në Partinë Demokratike dhe Socialiste.

Ai hodhi poshtë zërat për largimin e Hajdarit ndërsa tregoi se barrierat për të garuar në zgjedhje, janë bërë edhe më të mëdha, por kjo tregon se “ujqërit” kanë frikë prej tyre.

“Ishte një fake news i paparë. Ishalla nxjerrin ndonjë lajm tjetër se duhet. Por, jo Rudina nuk ka asnjë largim. Këto janë terma tipikë të politikës së vjetër. Atëherë të ngrinte Berisha, të shkrinte Rama. Ç'janë këto psikopatira? Kush të përjashton sot? Ti vjen e ikën si të duash. Është një hapësirë e lirë mendimi. Ne jemi të mendësisë së lirë. S'jemi në PD ku përjashtohesh e të mbyllin gojën, as në PS ku të shanë baba me 7 breza. As nuk perceptohen këto fare ndaj dhe fake news është tipik i politikës së vjetër.

Na i bënë barrierat e hyrjes në treg edhe më të mëdha nga ç'ishin. Por kjo tregon që këta ujq të zgjebosur kanë frikë. Dhe e shohin këtë si të vetmen formë të një treni paqeje që kushedi ku po shkon dhe kushedi po na prish punë", shtoi Prifti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu