Aksident i rëndë në Pogradec, përplasen dy automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mesditën e sotme, në Lin të Pogradecit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e para, raportohet për dy persona të plagosur, si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pogradecit, atje ku po marrin ndihmën mjekësore. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohen të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështia në rrugë.