Arrestohen disa zyrtarë të AKBN-së, akuzohen për mashtrim dhe kontrabandë

policia e tiranes 4 1100x620

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë për pesë persona dhe atë të “arrestit të shtëpisë” për një tjetër.

Të arrestuarit akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”, “fshehje të ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

Mësohet se opracioni i Policisë vijon ende, dhe në përfundim të tij priten detaje më të hollësishme.