Autor i vjedhjeve në disa banesa dhe lokale, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

1 28 600x338

Vihet në pranga një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar, si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

Sikurse njofton policia, i riu E.S., ishte dënuar nga Gjykata me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai është autori i dyshuar i gjashtë vjedhjeve në banesa dhe lokale, në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator, 2020.