Basha në Ballsh: Korrupsioni e ka shndërruar naftën nga bekim në mallkim, pagat t’i mbulojë shteti

Basha Ballsh 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot në Ballsh naftëtarët që janë në grevë urie për të protestuar kundër mungesës së lëvrimit të pagave.

Sipas Bashës, “korrupsioni, skemat mashtruese dhe babëzia e pushtetit e kanë shndërruar naftën, nga një bekim prej Zotit, në një mallkim për banorët dhe veçanërisht për naftëtarët që punojnë dhe nuk marrin shpërblimin për mundin dhe djersën e tyre”.

Sipas liderit demokrat, pagat e prapambetura, të fituara me gjyq, “duhet të mbulohen nga shteti”.  Ai shtoi se shuma, rreth 8 milionë euro, “do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit”.