Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Vendi nuk është i varfër, por i vjedhur. Do të ketë mbështetje direkte për biznesin

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 12:25 | Politikë
Basha: Vendi nuk është i varfër, por i vjedhur. Do të

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ishte ne Fushë-Krujë, në takime me sipërmarrësit e kësaj zone, për t’i njohur me propozimin e PD, për mbështetjen që duhet të marrë ky sektor në 6 muajt e ardhshëm.

Lideri i opozitës tha se qeveria duhet të pranojë sugjerimin e demokratëve në planin me 5 pika për rimëkëmbjen dhe t’i japë mundësi sipërmarrjes të përfitojë nga garancia sovrane.

Sipas tij, shteti duhet të subvencionojë sipërmarrësit në kredimarrjen për pagat e punonjësve dhe në rastet kur kredia kërkohet për investime, mos paguajnë normë interesi më të lartë se dy për qind. “Interesi mbi 2 për qind, të subvencionohet nga shteti, kur bëhet fjalë për investime për kredi për shpenzime kapitale. Kredia që ju duhet  për të paguar rrogat e punonjësve, duhet të jetë zero interes dhe të subvensionohet nga shtetit. Në letër janë bërë, por në fakt, kanë përfituar vetëm oligarkët”, tha Basha.

Kryeopozitari iu kthye, sërish, mbështetjes që duhet të përfitojnë qytetarët që humbën vendin e punës për shkak të Covid-19.

“Kemi propozuar, që kush humbi vendin e punës për shkak të situatës, të marri një çek 160 mijë për çdo muaj, në 6 muajt e ardhshëm, ndërsa kur e rimerr punëdhënësi në punë, të përfitojë punëdhënësi 200 mijë lekë për çdo punonjës”, tha Basha.

Në takimet me sipërmarrësit, Basha tha se ekonomia po përballet me një krizë të thellë për shkak të keqmenaxhimit të situatës nga ana e qeverisë shqiptare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani