Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dea Film Festival/ Shqipëria, pa film në kinemanë e hapur

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 15:52 | Aktualitet
Dea Film Festival/ Shqipëria, pa film në kinemanë e hapur

Dea Film Festival nisi si një mision për të edukuar publikun me kinemanë në ambiente të hapura. Rrugëtimi i kësaj feste, të artit të shtatë, nisi në Sarandë shtatë vite më parë edhe si një thirrje apo dëshirë e organizatorëve për të përcjellë magjinë e kinemasë në një qytet që kishte më shumë se 20 vite pa një të tillë.

Sot, numërohen 30 vite që Saranda nuk ka kinema. Shumë pak gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe organizatorët rrëfejnë edhe indiferencën e një sërë aktorësh për të cilët ka nevojë arti i shtatë.

Sot që pandemia i ka bërë të gjithë festivalet e filmave si Dea Open Air Festival, misioni i tyre vijon të mbetet i njëjti. Sipas Edmond Topit, pandemia nuk ka ndikuar në materialet që do të përcjellë festivali, por tek të ftuarit që përmes forumeve jepnin përvojën e tyre.

Mungesa e bisedave me kineastë të huaj që ftohen në çdo edicion të këtij festivali nuk është e vetmja mungesë. Shqipëria nuk përfaqësohet me asnjë film këtë vit.

Megjithatë, filmi që do të ngrejë siparin e festivalit mund të konsiderohet shqiptar, ndonëse vjen si produksion i Kosovës. “Cirku fluturues”, nga Fatos Berisha, do të çelë festivalin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani