Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dueli me Maqedoninë e Veriut, Kosova pa Vedat Muriqin. Napoli konfirmon se Rrahmani nuk është prekur nga Covid-19

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 16:52 | Futboll
Dueli me Maqedoninë e Veriut, Kosova pa Vedat Muriqin. Napoli konfirmon se

Kosova kërkon të hedhë një hap drejt fazës finale të Europianit, arritje e cila kalon nga ndeshja e së enjtes me Maqedoninë e Veriut. Për këtë sfidë, Dardanët do të kenë në dispozicion kapitenin Amir Rrahmani, që në testet e fundit të zhvilluara, sipas klubit të Napolit, rezultoi negativ nga Covid-19.

Ndeshjen do ta humbasë ylli i sulmit, Vedat Muriqi. Për sulmuesin e Lacios u shpresua deri në fund, por analizat mjekësore konfirmuan se prej dëmtimit ai e ka të pamundur t’i bashkohet përfaqësueses.

Pas duelit në Shkup, Kosova do të luajë edhe dy ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë