Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Infektohet me koronavirus dhe Xherdan Shaqiri

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 13:43 | Futboll
Infektohet me koronavirus dhe Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës i infektuar me koronavirus në radhët e Liverpool pas Sadio Mane, i cili deklaroi se ishte prekur nga virusi disa ditë më parë.

Lajmi për të është dhënë nga mediat zvicerane, të cilat tregojnë se tashmë Shaqiri është në izolim ashtu siç e kërkon dhe protokolli anti-Covid.

Shaqiri ishte ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për të qenë pjesë e ndeshjeve të radhës, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.

Viti 2020 nuk ishte aspak i mirë për futbollistin me origjinë kosovare edhe në aspektin e karrierës, pasi ai prej muajsh nuk është më as në planet e trajnerit Klopp.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani