“Jam i pamposhtur, i mbijetova demokratëve dhe virusit kinez”, Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dalë nga spitali ushtarak i “Walter Reed”, ku qëndroi për disa ditë për shkak të koronavirusit.

Duke folur në vetën e tretë, presidenti amerikan e përshkroi veten si “një hero të pamposhtuar që iu mbijetoi jo vetëm demokratëve, por edhe virusit kinez”.

Trump mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një helikopter, hoqi maskën dhe përshëndeti ushtarët. Ai deklaroi se shumë shpejt do të kthehet në fushatën elektorale.

Mjekët që ndoqën mjekimin e Trump në spitalin “Walter Reed” bënë me dije se presidenti nuk është ende jashtë rrezikut, por mund të kthehet në shtëpi.

Donald Trump u akuzua gjatë këtyre ditëve se nuk kishte treguar më herët që ishte pozitiv me koronavirus duke vënë në rrezik dhe anëtarë të tjerë të stafit të tij.