Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kartat e identitetit, Lleshaj: Riaplikim në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 16:29 | Aktualitet
Kartat e identitetit, Lleshaj: Riaplikim në çdo zyrë,

Qytetarët mund të aplikojnë për kartat e tyre të identitetit në çdo zyrë aplikimi pavarësisht vendbanimit të tyre. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se diçka e tillë bëhet për të evituar grumbullimet në fund të vitit.

“Qytetarët në kuadër të lehtësimeve që janë bërë nga Ministria e Brendshme, mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndryshe nga sa më parë, ku riaplikimi lejohej vetëm në zyrën e aplikimit përkatëse. Kjo do të thotë që mundësitë për të riaplikuar janë të mëdha. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale”, tha Lleshaj.

Ministri u shpreh se shumë shërbime lidhen dhe me vlefshmërinë e kartave të identitetit. Për shkak të pandemisë, skadenca e tyre u shty, por diçka e tillë nuk mund të vazhdojë pafundësisht: “Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përshpejtojnë për t’u afruar te zyrat e aplikimit me qëllim që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet të cilat fatkeqësisht na ndodhin, sidomos në fund të vitit”. 

Pak kohë më parë, qeveria shtyu afatin e skadencës së kartave të identitetit duke vazhduar shërbimet. Tashmë, për shmangien e radhëve çdo qytetar mund të bëjë aplikimin për nxjerrjen e kartës së re të identitetit në çdo zyrë, por edhe nëpërmjet e-Albania. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë