KE, 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së ardhshme

KE 1100x620

Komisioni Evropian synon që gjatë dekadës së ardhshme të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi të parë nga Evropa e Lirë.

Prioritet, sipas draft-dokumentit, do të jenë përmirësimi i lidhjeve mes ekonomive të rajonit, por edhe me Bashkimin Europian.  

“Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal, bazuar në legjislacionin e BE-së, për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse për investime”, thuhet në dokument.

Paketa e paralajmëruar në kulmin e krizës nga pandemia COVID-19 do të prezantohet nga Komisioni Evropian, të martën, pasdite.