Kirgistan, protestuesit lirojnë ish-presidentin nga burgu

035750579 41e84a8b ea2e 401d 83c2 b463c0f9f687 600x338

Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev, është liruar nga ambientet e burgut, ku kryente dënimin nga disa protestues kundër qeverisë.

Protestuesit “pushtuan” selinë e Parlamentit dhe Presidencën për të hyrë më pas në Komitetin për Sigurinë Kombëtare ku mbahej i burgosur Atambayev.

Sipas dëshmive për lirimin e ish-presidentit nuk është përdorur forcë apo dhunë.

Ish-presidenti, Atambayev, është dënuar për vrasje dhe për tentativë grushti shteti. Arrestimi i tij, gjithashtu, ishte dramatik, ku një person humbi jetën kur policia ndërhyri në shtëpinë e tij.