Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Konflikti familjar sjell përleshje në ndeshjen e NFL

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 10:34 | Sporte të tjera
Konflikti familjar sjell përleshje në ndeshjen e NFL

Një përleshje masive nisi gjatë një ndjeshje të NFL pasi një konflikt familjar mes lojtarit të Rams, Jalen Ramsey dhe atij të Giants, Golden Tate u soll në fushën e lojës.

Ramsey ka dy fëmijë me motrën e Tate, Breana, por çifti u ndanë ndërsa ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=T9Yhm6KJbd8

Kur Ramsey postoi në tetor një foto me të dashurën e re, kërcimtaren Monica Giavanna, Golden Tate iu premtoi fansave në një lloj mënyrë se do të hakmerrej.

Dhe urrejtja mes dy lojtarëve shpërtheu në ndeshjen e së dielës ku Los Angeles Rams fituan 17-9 përballë Neë York Giants. Të dy u kapën me grushta në mes të fushës dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe trajnerëve për t’i ndarë.

TMZ, gjithashtu, raporton se Ramsey e priti Tate gjatë dhe pas ndeshjes, por asnjë gjë e re nuk u regjistrua.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani