Koronavirusi “pushton” Shtëpinë e Bardhë, infektohet një tjetër zyrtar

shtepia e bardhe 1100x620

Vijon të raportohen emra zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë të cilët janë infektuar nga virusi vdekjeprurës, Sars Covid-2.

Pas presidentit Trump, Zonjës së Parë dhe disa nga ndihmësve të tjerë, tashmë është konfirmuar e prekur me Covid dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Lajmi u dha nga vetë McEnany, e cila shtoi se nuk ka asnjë simptomë dhe se është vetizoluar.

Washingtoni siguron se asnjë nga gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë nuk ka qenë në kontakt të afërt me McEnany.