Krijuesi i antivirusit arrestohet për evazion fiskal në Spanjë

Untitled collage 17 1100x620

Prokurorët federalë vendosën në pranga në Spanjë, John McAfee, krijuesin e antivirusit të software McAfee nën akuzën për evazion fiskal dhe për moskthim të taksave.

Departamenti i Drejtësisë i ngriti këto akuza pak pasi Komisioni për Sigurinë dhe Shkëmbimin kishte paditur 75-vjeçarin sepse kishte fituar 23.1 milionë dollarë kompensim nga rekomandimi për investim në 7 kriptovaluta që në fakt ishin false dhe mashtrim.

Padia, e ngritur në qershor, u zbatua pas arrestimit të tij në Spanjë, ku Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij.

McAfee pretendohet të ketë fituar miliona të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, si dhe përmes punës konsulente, fjalimeve dhe shitjes së të drejtave për historinë e  jetës së tij për një dokumentar.

McAfee është arrestuar dhe disa muaj më parë për mosrespektimin e masës së vendosjes së maskës në ambientet e mbyllura.