Kumbulla, lider në mbrojtjen e Kombëtares? Flet lojtari i Romës

Me Hysajn e lojtarë të tjerë që mungojnë në dy ndeshjet e radhës së Kombëtares, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, Kumbulla pritet të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi.

Në konferencën për shtyp, këtë të martë, mbrojtësi i Romës u shpreh se ai është i gatshëm për të dhënë maksimumin, por thekson se ai është ende i ri për të bërë liderin në kombëtare.

“Jam shumë i kënaqur që kam shkuar te Roma, pasi është një klub me histori në Itali. Besoj se ky fakt do të më ndihmojë edhe në Kombëtare.

Shpresoj të luaj, por në fund e vendos trajneri. E rëndësishme është që kombëtarja të fitojë dhe të luajë mirë. Unë jam mbrojtësi më i ri në Kombëtare dhe nuk jam unë që do të bëjë liderin, është Berati, Dermaku, janë disa para meje”, u shpreh Kumbulla.