Madonna refuzoi të punonte me David Guettan për shkak të shenjës së tij të horoskopit

1 25

Në një kohë kur shumë njerëz nuk e besojnë astrologjinë, Madonna ka refuzuar një bashkëpunim me David Guettan, për shkak të shenjës së tij të horoskopit.

Dj i famshëm francez deklaroi se diva e muzikës, u interesua për punën e tij pasi ky i fundit fitoi një Grammy në vitin 2011 për remiksin e këngës së saj “Revolver”.

“Më tha që i pëlqeu shumë remiksi im dhe më sugjeroi që të isha producent i albumit të saj të ardhshëm. Shkova për drekë. Diskutuam për shumë gjëra, muzikën dhe atë çfarë ajo donte të bënte me albumin. Super këndshëm. Ishim thjesht unë dhe ajo, të relaksuar duke ngrënë drekë. Ishim shumë mirë dhe po mendoja se kur do të nisnim të punonim.” , tha Guetta.

Por pikërisht kur gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur, Madonna e pyeti për shenjën e tij të horoskopit.

“Sapo i thashë që jam akrep, papritur, ndryshoi shprehinë e fytyrës dhe më tha: Më vjen keq, nuk do të jemi në gjendje të punojmë bashkë. Ishte një kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!’”.

Në të vërtetë në astrologji, Akrepi njihet si një shenjë këmbëngulëse, besnike dhe pasionante. Ndërkohë që Madonna është Luan, ajo do vazhdimisht vëmendje, dhe të jetë lider në atë që bën.