Maqedonia e Veriut pajiset me testet e shpejta kundër koronavirusit, rezultatet në 15 minuta

maqedonia covid 1100x620

Komisioni për sëmundje infektive, në Maqedoninë e Veriut, bëri me dije se brenda pak ditësh do të sigurojë furnizimin me testet e reja kundër koronavirusit, të cilat e nxjerrin rezultatin për 15 minuta dhe që kushtojnë më lirë nga të mëparshmet.

Kështu Maqedonia e Veriut bëhet ndër të parat vende që pajiset me këto lloj testesh që kanë marrë dhe miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Por qytetarët prapë do të kenë një pengesë pasi do të duhet të prenotojnë një test përmes telefonatës.

Kreu i ISHP në Shkup, dr.Viktor Isjanovski njoftoi se kanë nisur bisedimet me disa kompani për sigurimin e këtij testi dhe marrëveshja pritet të finalizohet brenda 10-15 ditësh.