Modelja e rrëmbyer 2 muaj më parë gjendet në një varr masiv në Meksikë

Mjekësia ligjore, në Meksikë, raporton se ka identifikuar trupin e një modeleje, që u gjet në një varrezë masive, bashkë me 6 persona të tjerë në veri të vendit.

24-vjeçarja, Yessenia Alvarado, e cila punonte si modele, u rrëmbye nga dy persona të armatosur dhe maskuar, më 18 gusht, ndërsa po bënte pazar në Ciudad Obregon në Sonora.

Familja e saj deklaroi se rrëmbyesit e saj kërkuan para për lirimin e saj, por më pas ata nuk komunikuan më me ta.

Më 20 shtator, hetuesit nga agjencia kundër rrëmbimit morën një mandat kontrolli në një pronë në bashkinë e Cajemi ku gjetën dhe varrin masiv me 7 persona.

Familja e Alvadaro u njoftua dhe arriti të identifikonte 24-vjeçaren falë rrobave të trupit. Më pas kjo gjë u vërtetua dhe nga testi i ADN.