Nga dushet 90 sekondëshe te racionimi i ujit, si u tejmbushën digat e Cape Town

1 32 1100x620

Rezervuarët e Cape Town kanë arritur 100% të kapacitetit të tyre, për herë të parë në gjashtë vjet.

Ky konsiderohet një ndryshim gjigant, krahasuar me gjendjen e tmerrshme të qytetit, vetëm dy vjet më parë.

Në vitin 2018, Cape Town, ishte thuajse zona e parë e madhe metropolitane në botë, ku uji po mbaronte.

Por një kombinim i racionimit të rreptë të ujit, ndryshimeve të infrastrukturës dhe reshjeve mbi mesataren e këtij viti në qytetin e Afrikës së Jugut, kanë ndryshuar tërësisht historinë. Të paktën tani për tani.

“Duke fluturuar mbi gjashtë digat kryesore të Cape Town gjatë dhe pas thatësirës, ​​është pothuajse e pamundur të besosh ndryshimet në pamjet e digave”, thotë Jean Tresfon, një fotograf i cili ka dokumentuar nivelet e digës së Cape Town që para se të fillonte thatësira.

Qytetarët e Cape Town u mësuan me dushet 90 sekondëshe dhe ripërdorimin e ujit gri për tualetet e tyre.

Në kulmin e krizës dhe vetëm disa ditë para se digat të thaheshin, banorët u kufizuan në 50 litra ujë në ditë.

Kjo nuk është detyrë e lehtë, duke marrë parasysh mesataren amerikane që përdor midis 300-375 litra ujë në ditë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Por qytetarët u mblodhën së bashku për të racionuar ujin si kurrë më parë, në një përpjekje të bashkuar për të ruajtur burimin e tyre të çmuar, por të kufizuar.

Cape Town ka një histori të gjatë të mungesës së ujit, pasi ndodhet në një rajon gjysmë të thatë të Afrikës së Jugut.

Për fat të mirë, Kepi Perëndimor ka pasur reshje dimërore mbi mesataren, dhe kjo ka ndihmuar në zbutjen e stresit të thatësirës së qytetit dhe rimbushjen e digave.