Nga më pak se gjysmë dollar në 21.8 milionë, ky diamant theu një rekord botëror

diamant 1100x620

Një diamant i rrallë ka hyrë në histori pasi u shit online për 21.8 milionë dollarë, duke thyer kështu rekordin botëror për ofertën më të lartë të vendosur ndonjëherë për një gur të çmuar në internet.

Ankandi u hap me 0,18 dollarë dhe u deshën më shumë se tri javë para se ai të shitej përfundimisht.

Diamanti i bardhë, 102.39 karat, u ble nga një koleksionist privat në Japoni, i cili e quajti gurin “Maiko Star” me emrin e një prej vajzave të tij.

Guri u klasifikua si ngjyra D, klasifikimi më i lartë për një diamant të bardhë, duke e vendosur atë midis diamanteve më të pastër kimikisht, transparent dhe simetrik, në botë.

Prerë nga një diamant i rrallë i zbuluar në 2018 në Ontario, Kanada, guri i çmuar u lakmua nga koleksionistë në të gjithë botën dhe nuk kishte nevojë për rezervë.

“Perla e jashtëzakonshme nuk kishte nevojë për ndihmë nga një vlerësim paraprak ose rezervë për të arritur çmimin e duhur. Mbizotëronte vetëm dëshira instiktive e koleksionistëve për të zotëruar një nga thesaret më të mëdha të tokës”, u shpreh  kryetari i ankandit, Sotheby’s Asia, Patti Wong.

Ndërsa diamantët e bardhë mund të tërheqin oferta të çmendura në ankand, edhe varietetet rozë dhe blu kanë arritur shuma të mëdha në vitet e fundit.