Nga transporti te digjitalizimi, Varhelyi: Ku do të përqëndrohen 28 miliardë eurot në total për Ballkanin

6 TETOR VARHELI PA PERKTHIM frame 0 1100x620

Tranporti, energjia e pastër dhe e rinovueshme, digjitalizimi , investimet në sistemin arsimor dhe përfshirja e romëve në ekonominë e rajonit janë pikat ku do të përqëndrohen investimet e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Në konferencën për shtyp, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se në total do të jenë 28 miliardë euro investime, rreth 30% të PPP-së së gjithë rajonit, ndërsa pritet që rritja nga ky plan të jetë 3.6% e PPP-së.

Sipas komisionerit Varhelyi ky plan ecën paralelisht me reformat, pa të cilat është i pamundur zbatimi.

Një pjesë nga fjala e komisionerit Varhelyi

28 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor rreth 30% të PPP-së së gjithë rajonit dhe 3.6% rritje të PPP-së që do të vijë vetëm nga ky plan.

Së pari sistemi i qëndrueshëm i transportit për të lidhur rajonin me Europën dhe njëri tjeterin  të lidhim të gjitha kryeqytete me rrugët edhe hekururdhat me tregti dhe tërheqje të investimeve në rajon.

E dyta energjia e pastër rajoni është i varur nga qymyrguri dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë rajonin ta zhdukë 60% qymyrgurin dhe të kemi hidrogjenin dhe të asgjësojmë rreziqet për shëndetin.

E treat është pastrimi i ajrit në Ballkanin Perendimor dhe të krijojnë burime të energjisë së rinovueshme po krijojmë projekte që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve.

Elementi i katërt ka të bëjë me ekonominë digjitale duhet të krijojmë kushtet e duhura, investim në sistemin arsimor, sepse kemi mospërputhje të këtyre kapaciteteve dhe lidhje me internet me valë të gjerë. Jemi të gatshëm të investojmë në kapital njerëzor dhe në fushën sociale.

Ne kemi një sfidë sociale që ka të bëjë me romët, pasi popullsia rome duhet të bëhet pjesë e ekonomisë së këtyre vendeve. Deri tani janë bërë hapa të pasuksesshëm dhe të rrisim krahun e punës në rajon.

E gjitha bazohet në qasje rajonale të gjitha iniciativat përkufizohen në qasje rajonale me bashkëpunim ekonomik.

Ky plan ecën paralelisht me reformat, pa reformat me këto vende, është e pamundur. Të krijohet klima e biznesit të kenë sundimin e ligjit dhe sistemin tatimor.

Miatuam sot paketën e zgjerimit, por shpresojmë që këto raporte do të mirëpriten.